Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Pinterest LinkedIn Tumblr +
AUV Maqedoni gjen baktere tek uji mineral

Dauti Komerc e cila është përfaqësuese e “Ujë Rugove” në tregun e RMV-së, ka dalë me reagim pas informacioneve se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e RMV-së ka gjetur baktere në në një lloj uji mineral dhe tek pijet joalkoolike të eksportuara nga Republika e Kosovës.

Më poshtë ua përcjellim reagimin nga kompania “Dauti Komerc” në lidhje me rastin “Ujë Rugove”:

“Në lidhje me njoftimin se “pas konstatimit laboratorik të marrë nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare të Maqedonisë, me numër rezultati laboratorik 2025/2/113 për dërgesën me ujë burimi natyral “Ujë Rugove” prej 1,5 l në sasi prej 22,338 kg me origjinë nga Ujë Rugove”, Kosovë , i destinuar për operatorin ushqimor SHA“ Dauti Komerc”- Shkup, është konstatuar prani e bakteries Koliform, që nuk është në përputhje me Rregulloren për kërkesa të veçanta për siguri të ujërave natyral-mineral, ujë burimi dhe ujërat të tjerë të paketuar (Gazeta Zyrtare no. 184/2018). Gjetja laboratorike është kryer sipas metodës së akredituar ISO/IEC/17025:2018, me numër rendor 2025/2.113, nga prodhuesi “Ujë Rugove”-Kosovë.

Advertisement
Lexo po ashtu
AUV Maqedoni gjen baktere tek uji mineral

Ju informojmë për sa vijon:

Advertisement

Menjëherë pas kësaj analize, kompania Dauti Komerc ka paraqitur një kërkesë pranë Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari më datë 24.02.2025 për fillimin e një analize të dytë dhe për të cilën janë marrë rezultatet mikrobiologjike më datë27.02.2025, nga laboratori i akredituar Food Lab, laborator për testimin e ushqimit dhe diagnostikimin e sëmundjeve të kafshëve, në bazë të së cilës është dhënë raporti numër 038525, nga data 27.02.2025. Sipas këtij raporti është analizuar uji natyral “Ujë Rugove”, 1.5l, lot LA023/25, me afat skadimi deri më 29.01.2026.
Në raportin e lartpërmendur, qëndron se mostra e analizuar i plotëson kriteret për parametrat e kërkuar, në pajtueshmëri me Rregulloren për kërkesa të veçanta për siguri të ujërave natyral-mineral, ujë burimi dhe ujërat të tjerë të paketuar (Gazeta Zyrtare no. 184/2018).

Këtë e theksojmë veçanërisht për faktin pasi në raste të tilla duhet të bëhen tre analiza, për t’u dëshmuar nëse uji ka cilësi në përputhje me Rregulloren për kërkesa të veçanta për siguri të ujërave natyral-mineral, ujë burimi dhe ujërat të tjerë të paketuar (Gazeta Zyrtare no. 184/2018).

Në bazë të të gjitha informacioneve të lartpërmendura, kërkojmë që ky informacion të publikohet me qëllim që në kohë dhe në mënyrë korrekte të bëhet informimi i publikut, dhe të parandalohet mundësia për përhapje të dezinformimit dhe keqinformimit, rreth rregullsisë së ujit në fjalë, dhe e gjitha kjo me qëllimin që të mos shkaktohet dëm ndaj brendit “Ujë Rugove”, që është në përdorim të gjerë në tregun e Maqedonisë së Veriut.

 

Advertisement

The post Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy