Dashtevski: Zgjedhjet e dyfishta do të na kushtojnë së paku 12 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe kuvendare do të na kushtojnë rreth 12 milionë euro me tendencë që kjo shumë të rritet së paku në 15 milionë euro, pasi mund të ndodhin gjëra të paparashikuara. Duke pasur parasysh se janë zgjedhje të dyfishta, nuk janë shumë para, pasi votohet edhe jashtë vendit dhe ka nevojë për më shumë angazhim”.

Kështu thotë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski në një intervistë për AIM. Ai tha se kur kanë negociuar me ministrin kanë përcaktuar një shumë, por pasi ka shkuar buxheti në Kuvend është shkurtuar shumë.

“Nuk mund t’ju them me saktësi. Shpresoj që për disa veprime, nëse është e nevojshme, do të plotësohet edhe buxheti. Thashë rreth një miliard denarë, tani janë 600 milionë, por me shumë mundësi kjo shifër do të rritet. Tani këtu është shumë e rëndësishme nëse merret parasysh fushata politike me pagesë. Po ta kemi parasysh, atëherë rritet sepse është një sasi më e madhe, por asnjëherë nuk i marrim parasysh se jemi shërbim, si shpërndarës të atij operacioni. Edhe këtu diaspora tërheq shumë, mund të tërheqë më shumë se të gjitha këshillat zgjedhore këtu”, thotë Dashtevski.

Ndryshe, deri në fund të këtij muaji (janar) kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski, duhet të jep dorëheqje dhe të formohet qeveria teknike, e cila do të organizojë zgjedhjet e dyfishta./Telegrafi/

Advertisement

The post Dashtevski: Zgjedhjet e dyfishta do të na kushtojnë së paku 12 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy