Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Aleksandar Dashtevski sot tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të mbajë zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Organizimi i zgjedhjeve shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhjet lokale”, tha Dashtevski.

Ai shtoi se numrat e të infektuarve vazhdimisht janë në rënie dhe shpreson se ky trend do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve.

Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve lokale mbahet më 17 tetor, ndërsa dy javë më pas do të ketë rreth të dytë në komunat ku do të nevojitet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dashtevski: Jemi gati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.