Drejtoria e të Ardhurave Publike bazuar në të dhënat e përmbledhura nga procedimi i deklaratave të TVSH-së, informon se 4.030 tatimpagues mujor kanë raportuar borxh për TVSH-në për muajin qershor në shumë prej 3.168.673.344 den. Për tremujorin prill-qershor kanë paraqitur, 16.534 tatimpagues tre mujor ku kanë raportuar një shumë prej 1.982.960.788 den.
Nga DAP u bëjnë thirrje 1.277 tatimpaguesve mujor, të cilët kanë borxh prej 817.061.527 denarë dhe 7.661 debitorëve tremujor, të cilët nuk e kanë paguar borxhin e TVSH-së në shumë prej 967.855.467 denarë, ta bëjnë të njëjtën menjëherë.
“Drejtoria e të Ardhurave Publike pas paralajmërimeve të dorëzuara do të vazhdojë me inkasimin e detyrueshëm të borxhit në përputhje me kompetencat ligjore. Për çdo ditë vonesë llogaritet interes prej 0.03% nga borxhi i mbetur”, thuhet në kumtesën e DAP-it.
The post DAP: Tatimpaguesit të paguajnë TVSH-në brenda afatit ligjor, ndryshe do të paguajnë me përqindje interesi nga borxhi i mbetur appeared first on Telegrafi.