Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) e publikoi listën e debitorëve për borxhe të arrira deri më 30 shtator 2024, ndërsa të papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal të të ardhurave, kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social, akcizave dhe doganave.

Në listën e debitorëve, e cila është e publike në ueb-faqen e DAP-it, ka 1962 persona juridik që është më pak për shtatë debitorë nga lista e kaluar dhe 3915 persona fizik përkatësisht për 69 më shumë nga lista e kaluar.

Gjithsej neto borxhi i publikuar është 11.509.677.366 denarë, përkatësisht për 309.353.404 denarë më shumë se lista e kaluar.

Neto-borxhi për tatime dhe kontribute është 11.332.488.139 denarë, më saktë për 268.957.462 më shumë nga lista e kaluar, përderisa borxhi për tatime doganore është 177.189.227 denarë apo për 40,395,942 më shumë nga lista e kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post DAP publikon listën e re të borxhlinjve për vitin 2025 appeared first on Telegrafi.