Drejtoria e të Ardhurave Publike informon publikun se po kryen aktivitete për përmirësimin e sistemeve të shërbimeve të TVSH-së dhe e-Taksave.

Për shkak të kryerjes së këtyre aktiviteteve, duke filluar nga data 29.08.2024 (e enjte) nga ora 16:30, nuk do të funksionojnë sistemet e shërbimeve e-TVSH dhe e-Taksave. Gjatë kësaj periudhe janë të mundshme edhe ndërprerje në funksionimin e aplikacionit TVSH-Ime.

Pas përfundimit të aktiviteteve, DAP do të informojë menjëherë.

“Apelojmë tek të gjithë përdoruesit e këtyre sistemeve që të kryejnë obligimet e tyre urgjente për shkak të ndërprerjes së paralajmëruar”, thonë nga atje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post DAP: Për shkak të përmirësimit të sistemit do të ketë ndërprerje të shërbimit “TVSH-ja Ime” appeared first on Telegrafi.