DAP: Për shkak të ngarkimit të sistemit disa tatimpagues kanë vështirësi në deklarimet e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria për të Ardhura Publike informon opinionin se për shkak të rritjes së fluksit të dorëzimeve të deklaratave të TVSH-04, disa tatimpagues kanë vështirësi në dorëzimin e deklaratave.

Ekipet nga DAP monitorojnë në mënyrë aktive funksionimin e sistemit.

DAP u bën thirrje vazhdimisht tatimpaguesve dhe kontabilistëve që të mos presin momentin e fundit të depozitimit dhe të kontribuojnë në mënyrë bashkëpunuese në përmbushjen në kohë, të plotë dhe të saktë të detyrimeve tatimore për të parandaluar situata të tilla kur ka depozitime masive në ditët e fundit para skadimit të afatit ligjor dhe kërkon më shumë kohë për t’u përpunuar në sistemin DAP./Telegrafi/

The post DAP: Për shkak të ngarkimit të sistemit disa tatimpagues kanë vështirësi në deklarimet e tyre appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy