Drejtoria për të Ardhura Publike, ka dorëzuar të dhënat e sistemit për regjistrimin e qarkullimit, respektivisht qarkullimin e regjistruar me para në 8 zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në territorin e vendit, për 24, 30 dhe 31 janar 2025.

Të premten më 31 janar deri në mesnatë, sistemi i DAP-it ka regjistruar qarkullim të pëgjithshëm që kap shumën e 114.293.367 denarë.

Të enjten më 30 janar ishin regjistruar të hyra në vlerë prej 212.782.151 denarë, kurse të premten e kaluar të 24 janarit 213.985.705 denarë.

Sipas të dhënave krahasuese të analizave, të premten më 31 janar krahasuar me të premten e 24 janarit, në 8-të marketet më të mëdha në vend është shënuar rënie e qarkullimit për 46.59%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të premten më 31 janar krahasuar me të enjten 30 janar, në këto markete gjithashtu shënohet rënie prej 46.29%.

Drejtoria për të Ardhura Publike njofton se do të vazhdojë me monitorimin dhe analizën e këtyre trendeve që ndikojnë në ekonominë e vendit.

The post DAP: Nga bojkoti i marketeve, ka pasur rënie të qarkullimit ditor për 46.59 për qind appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";