Policët nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë – Njësiti për dislokim të shpejtë në koordinim me Drejtorinë e të Ardhuarave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një restorant në fshatin Gërçec të Shkupit, njoftojnë nga Ministria Brendshme.

“Gjatë kontrollës janë konstatuar një sërë parregullsish: objekti i hotelierisë nuk ka pasur person juridik të regjistruar, nuk ka pasur pajisje fiskale të regjistruar, nuk janë respektuar masat për ballafaqim me Covid-19, për çka Inspektorati Shtetëror i Tregut ka i shqiptuar gjoba përkatëse.

Është kryer kontroll tek 40 persona dhe është konstatuar prania e tre të miturve, për të cilët do të vijojnë raportet përkatëse.

Gjithashtu është ndaluar një person dhe i është gjetur një thikë. Për të gjitha paligjshmëritë do të vijojnë parashtresat e duhura”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post DAP ka konstatuar parregullsi në një objekt hotelerik në Shkup appeared first on Telegrafi.