
Nga Drejtoria për të Ardhura Publike sot kanë njoftuar se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, tragjedisë në Koçan dhe në interes të hetimeve, nuk do të publikojnë informata shtesë që mund të ndikojnë në proces. Në të njëjtën kohë ata mohojnë spekulimet dhe informacionet publike që siç thonë ata nuk janë konfirmuar nga ana e tyre. Nga DAP sqarojnë se diskoteka “Pulse” nuk është “vulosur” në dhjetor 2024, por është gjobitur për kundërvajtje. Po ashtu, theksojnë se bllokimi i llogarive dhe ndalimi i përkohshëm i punës janë masa të ndryshme, të cilat zbatohen në përputhje me ligje të ndryshme.
“Ne e pritëm këtë ngjarje tragjike me shqetësim të thellë dhe bashkohemi në shprehjen e ngushëllimeve dhe mbështetjes tonë për të gjithë të prekurit. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e të ndjerit dhe shërimin e të lënduarve.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe në interes të hetimit për këtë ngjarje tragjike, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të përmbahet nga zbulimi i informacioneve, për të parandaluar çdo ndikim në hetimin në vazhdim.
Drejtoria e të Ardhurave Publike bashkëpunon me organet kompetente për të siguruar provat dhe informacionet e nevojshme për nevojat e procedurës hetimore dhe penale.
Shfrytëzojmë rastin të apelojmë, të mos spekulojmë me informacione dhe të mos prezantojmë informacione të pa vërtetuara nga hetimi, përfshirë informacione që dalin nga kompetencat ligjore të DAP-it, duke pasur parasysh se i gjithë opinioni është tronditur nga kjo ngjarje tragjike.
Do të mohonim spekulimet në opinion lidhur me tentativat për politizim, si dhe informacionet e disa mediave, të cilat në asnjë moment nuk është kërkuar të konfirmohen nga DAP dhe as që janë dhënë nga DAP. Informacioni se në dhjetor të vitit 2024 diskoteka “Pulse” është “vulosur” nga DAP nuk është i saktë, por ajo që mund të konfirmojmë është se ky objekt është gjobitur për kundërvajtje të kryer në dhjetor të vitit 2024, në përputhje me Ligjin për regjistrimin e pagesave me para në dorë”, thonë nga DAP./Telegrafi/
The post DAP: Diskoteka në Koçan nuk ka qenë e mbyllur appeared first on Telegrafi.