DAP: Disa ndërmarrje kanë marrë para nga shteti për rroga të punëtorëve, por nuk ua kanë paguar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punëdhënës nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga, e kanë marrë përkrahjen financiare nga shteti për pagesë të rrogave të punëtorëve, por nuk ua kanë paguar punëtorëve. Këtë e tregoi analiza e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), institucion përmes të cilit u zbatua kjo masë për përkrahje nga pasojat nga coronavirusi, e me qëllim që të mbahen vendet e punës.

Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), Sanja Llukarevska sot në konferencë për shtyp i kumtoi të dhënat nga realizimi i masës në prill, maj dhe qershor, dhe apeloi deri te punëdhënësit, të cilët e kanë marrë përkrahjen financiare, e nuk ua kanë paguar punëtorëve, këtë ta bëjnë para se të publikohen në opinion.

“Apeloj deri te të gjithë punëdhënësit që nuk e kanë respektuar këtë dispozitë ligjore, që ta bëjnë këtë ndaj të punësuarve të tyre, pasi qëllimi ishte të ruhen vendet e punës, e jo paratë t’i marrin punëdhënësit. Ta bëjnë këtë para se të të bëhen publikë në opinion”, tha Llukarevska.

Ajo sqaroi se afati për pagesë ka kaluar, por megjithatë këtë të drejtë ligjore duhet ta realizojnë punëtorët.

Advertisement

Ajo sqaroi se nëse nuk veprohet edhe pas këtij apeli, tani janë në koordinim me Inspektoratin shtetëror të punës, që të ndërmerren masa në pajtim me ligjin, i cili parashikon pagesë me forcë, dënime dhe kthim të mjeteve prapa.

The post DAP: Disa ndërmarrje kanë marrë para nga shteti për rroga të punëtorëve, por nuk ua kanë paguar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy