Megjithëse COVID-19 konsiderohet një sëmundje që prek kryesisht mushkëritë, ai mund të dëmtojë shumë organe të tjera, duke përfshirë zemrën, veshkat, mëlçinë, pankreasin dhe trurin, tha për “Lokalno” epidemiologu Dragan Danillovski.

“Disa të rritur dhe fëmijë përjetojnë sindromën inflamatore multisistemike pas transfuzionit”, tha Danillovski.

Mundësia e shfaqjes së sindromës post-covid, në përgjithësi, thotë Danilloski, është drejtpërdrejt proporcionale me ashpërsinë e COVID-19.

“Fakti që vaksinat zvogëlojnë gjasat për simptoma të rënda, nëse ndodh infeksioni, do të thotë që gjasat për sindromën post-COVID-19 janë gjithashtu të reduktuara. Ata që u infektuanme COVID-19, krahasuar me ata që nuk u infektuan, në përgjithësi, kishin 60 për qind më shumë gjasa të merrnin miokardit (inflamacion të muskujve të zemrës), dobësi të zemrës, aritmi, sulm në zemër, goditje në tru dhe trombozë”, tha Danillovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Danillovski: Ata që kanë pasur COVID-19 kanë më shumë gjasa të kenë sulm në zemër ose goditje në tru appeared first on Telegrafi.