Ish-Ministri, Naqe Çulev, dërgoi një deklaratë për publikun në lidhje me shpërndarjen e paligjshme dhe të motivuar politikisht të personave të punësuar në Ministrinë e Brendshme.

“Pak më shumë se një muaj pas zgjedhjeve, për fat të keq duhet të përfundoj se Ministria e Brendshme është peng i lojërave politike, dhe punonjësit e këtij institucioni janë viktima të përplasjeve politike, hakmarrjes. Sot, Ministria e Brendshme është një institucion i kapur politikisht, më shumë se kurrë.

Fatkeqësisht, asnjë reformë që është zbatuar në të kaluarën nuk ka arritur të heqë politikën nga ky institucion i rëndësishëm dhe domethënës, i cili duhet të jetë garantues dhe mbrojtës i sigurisë së shtetit dhe qytetarëve”, tha Çulev.

Për periudhën e kaluar, thotë ai, kam komunikuar intensivisht me kolegët e mi nga Ministria e Brendshme dhe ata shpesh më informojnë se janë nën një presion serioz politik, dhe unë marr të njëjtat informata nga anëtarët e disa sindikatave të policisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Çulev: Të punësuarit në MPB janë viktima të përplasjeve politike dhe hakmarrjes appeared first on Telegrafi.