Çulev propozon: 15 mijë denarë shpërblim për secilin nëpunës të MPB-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se tashmë ka propozuar deri tek qeveria dekret me të cilin mundësohet që secili nëpunës i MPB-së të merr 15 000 denarë shpërblim si rezultat i punës gjatë pandemisë Covid-19.

Dekreti përfshin, të gjithë policët, udhëheqësit e si dhe pjesëtarët e tjerë të administratës pranë MPB-së.

“Nuk kam dyshim se ata me punën dhe angazhimin e tyre e meritojnë këtë dhe pres që Qeveria ta miratojë këtë dekret në seancën tjetër”, shkruan mes tjerash Çulev.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy