Çulev: Po identifikohen dhe kërkohen blerësit te shitorja në Çair

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev në TV Alfa tha se po identifikohen qytetarët në dyqanin e famshëm në Çair gjatë karantinës 80 orëshe në Shkup, e që u incizuan nga TV Telma e ku shihej se si policia nuk vepronon edhe pse ndodheshin në atë objekt.

“Po bëhet identifikimi i personave dhe veprohet menjëherë ditën e ardhshme. Po bëhet identifikimi i personave që kanë pasur disa grupime apo shkelje të tjera të ndalesës për lëvizje dhe ju ngriten parashtresa. Pjesa më e madhe kanë përfunduar ndërsa për rastin konkret është ngritur procedurë kundër zyrtarëve policor”, tha Çulev.

Ai shtoi se ka qenë i vetmi që në mbledhjen e fundit qeveritare ka votuar kundër Dekretit që jepen udhëzime të vazhdojnë aktivitetet zgjedhore pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak se, sipas tij, policia nuk ka kohë të përgatitet./Telegrafi/

The post Çulev: Po identifikohen dhe kërkohen blerësit te shitorja në Çair appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy