Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Agjencisë së ShBA-së për zhvillim ndërmkombëtar USAID – US Agency for International Development, ka ndarë 450 mijë dollarë amerikanë shtesë si ndihmë për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Në partneritet me Fondin për fëmijë të Kombeve të Bashkuara UNICEF (RMV) këto mjete do të ndahen për: koordinim, planifikim, ndjekje, punë dhe logjistikë; komunikimi krizor dhe përfshirjes së shoqërisë; ballafaqim me rastet dhe parandalim dhe kontrollim të infeksioneve në institucionet shëndetësore.
Ndihma e tërësishme e ShBA-ve për RMV vetëm për ballafaqim me virusin corona, kap vlerën prej 1.5 milionë dollarë amerikanë./Telegrafi/
The post Covid-19, SHBA-të ndajnë edhe 450 mijë dollarë shtesë për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.