Covid-19 në Maqedoni, zvogëlohen rastet dhe bie presioni tek spitalet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se situata epidemiologjike e shkaktuar nga koronavirusi është përmirësuar ditët e fundit, po zvogëlohet numri i rasteve të reja pozitive ndaj koronavirusit dhe kontrollet në Covid qendrat, dhe siç theksoi, po bie presioni tek spitalet.

“Ka tendenca në rënie të rasteve të sapodiagnostikuara, dhe e rëndësishme është se numri i kontrolleve në të gjitha Covid qendrat në të gjitha qytetet po zvogëlohet. Presioni për pranimin e pacientëve në spitale është zvogëluar ndjeshëm dhe ka numër të lire të shtretërve spitalorë”, tha Filipçe.

Në këtë kontekst, ai paralajmëroi se nga sot, do të fillojë lirimi i disa prej reparteve që ishin të angazhuar shtesë në këtë periudhë për të trajtuar pacientët me Covid.

“Besoj se këto tendenca do të vazhdojnë, sepse nuk do të ketë asgjë që do të na befasojë, dhe në fillim të javës tjetër do të flasim më tej për llojin e masave kufizuese që do të propozojmë”, tha ministri i Shëndetësisë në një konferencë për shtyp mbajtur në pikën për vaksinim në sallën “Boris Trajkovski”.

Advertisement

Presioni mbi spitalet po zvogëlohet, sipas Filipçes, mund të shihet nga fakti se tani ka qindra pacientë të shtruar në spital më pak sesa ishte rasti javën e kaluar. Gjithashtu, ai sqaroi, se ka rënie të numrave për 50 deri në 100 të rasteve të sapodiagnostikuara në ditët e fundit.

Sidoqoftë, theksoi ministri i Shëndetësisë, duhet të kemi parasysh edhe faktin se numri i shtrimeve në spital nuk pason menjëherë numrin e zvogëlimit të rasteve, sepse, siç theksoi ai, ka akoma pacientë që mund të kenë nevojë për hospitalizim nëse përkeqësohet gjendja e tyre shëndetësore.

The post Covid-19 në Maqedoni, zvogëlohen rastet dhe bie presioni tek spitalet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy