Aktualisht janë 408 të infektuar me Covid-19 që trajtohen në spitale, gjashtë prej të cilëve janë në respırator.

Në 24 orët e kaluara, 13 pacientë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 86 pacientë janë të shtruar në spital. 55 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit, asnjë pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle, 4 fëmijë dhe 4 prindër pozitivë për covid-19 u shtruan në spital dhe nuk ka asnjë të dyshuar të spitalizuar për virusin.

Në spitalin “8 Shtatori” u pranuan 5 pacientë, ndërsa gjithsej 45 pacientë janë shtruar në spital. 6 pacientë janë në respirator.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

24 pacientë janë të shtruar në spitalin në Manastir, dhe 45 pacientë janë në spitalin e Shtipit. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë dhe Koçan, janë shtruar 200 pacientë në spitale, pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19./Telegrafi/

The post COVID-19 në Maqedoni: Në spitale janë shtruar 408 pacientë, gjashtë prej tyre në respirator appeared first on Telegrafi.