COVID-19 Maqedoni: Përkeqësohet situata ekonomike, 100 mijë qytetarë jetojnë në varfëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Covid-19 bëri që edhe 100 mijë qytetarë të tjerë në vend, të jetojnë në varfëri. Thuajse pesëqind mijë qytetarë e kalojnë ditën me më pak se 130 denarë. Ky është rezultati i një studimi nga Instituti Finance THink. Të rinjtë deri në moshën 29 vjeçe dhe qytetarët që punojnë me paga të ulëta janë më të prekurit. Situata është shqetësuese edhe me varfërinë ekstreme, sepse pandemia bëri që edhe 25 mijë qytetarë të jetojnë me 44 denarë në ditë. Instituti i bën thirrje qeverisë të rrisë ndihmën minimale të garantuar për ti nxjerrë qytetarët nga varfëria ekstreme.

“Ndihma minimale e garantuar të vazhdojë edhe gjatë gjithë vitit 2021, duke pasur parasysh se tashmë është e sigurt që pasojat do të jenë më afatgjata sesa pritej. “Dhe ne rekomandojmë që të futet një shtesë e përkohshme për ndihmën minimale të garantuar në shumën e një të tretës së shumës aktuale prej 4,300 denarë”, deklaroi Despina Tumanoska – Finance Think.

Sipas hulumtimit, sërish mbyllja e mundshme e ekonomisë do të shkaktojë numër më të madh të qytetarëve të varfër. Qeveria duhet të monitorojë nga afër situatën dhe të mos ndalet vetëm me katër paketa të masave ekonomike.

“Çdo masë që synon ruajtjen e vendeve të punës është pozitive dhe është vija e parë, që mos të vijmë në situatë ku shumë njerëz të bien nën sistemin e mbrojtjes sociale. “Rekomandimet janë më tej për të parandaluar largimet e mundshme, dhe më vonë të ndërmerren masa për ata që kanë humbur vendet e punës”, tha Blagica Petrevski – Finance Think.

Advertisement

Në Ditën Botërore për Luftimin e Varfërisë, nga qeveria thanë se angazhohen maksimalisht për të luftuar varfërinë në vend, por OBRM-PDUKM në opozitë akuzoi se me një qeveri të tillë, qytetarët do të zhyten në një varfëri edhe më të madhe./Alsat/

The post COVID-19 Maqedoni: Përkeqësohet situata ekonomike, 100 mijë qytetarë jetojnë në varfëri appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy