Coronavirusi merr hov në Shtip, raste të reja edhe nëpër institucione

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Epidemiologët në Shtip tashmë nuk e dinë se nga cilët grupe vinë rastet e reja me coronavirus.

Drejtoresha e Qendrës për Shëndet Publike – Shtip, Marija Dimitrova thotë se rastet e reja janë raste me kontakte të të infektuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tashmë nuk ka grupe dhe rregulla të përhapjes së coronavirusit, të infektuarit janë kontakte dhe janë nga gjithkund. Ato para disa kohe ishin nga disa grupe të fabrikave, tani virusi po shpërndahen nëpër kontaktet e tyre”, tha Dimitrova.

Në Shtip, krahas rasteve që dalin nga fabrikat dhe kontaktet e tyre, këto dita ka raste me coronavirus edhe në institucionet shtetërore dhe komunale./Telegrafi/

Advertisement

The post Coronavirusi merr hov në Shtip, raste të reja edhe nëpër institucione appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy