Çmimi i vajit në Maqedoni shkon deri në 120 denarë, paralajmërohet rritja e çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kriza ekonomike dhe çmimet e larta për ushqim dhe derivate të naftës janë arsyeja kryesore për grevat në Maqedoni.

Vaji i ushqimit po blihet shumë nëpër markete, ndërsa çmimi për litër tashmë është 120 denarë.

Prodhuesit e vajit shprehen se vaj ka edhe për këtë muaj, ndërsa nëse nuk fillon importi i paralajmëruar nga Serbia, do të blihet nga Bullgaria me çmime më të larta. Prodhuesit nga Maqedonia për Kanal 5 theksojnë se çmimi i vajit do të vazhdojë të rritet, ndërsa nuk dihet nëse qeveria do t’i aktivizojë rezervat.

“Mallrat i kemi ka fundi, kemi edhe për këtë muaj dhe presim të fillojë dërgesa nga Serbia. Kemi bisedime edhe me furnizues nga Bullgaria, por çmimet atje janë më të larta”, u shpreh Kosta Tashkov nga Briliant.

Advertisement

Në ndërkohë çmimi rritet, por rriten edhe shpenzimet për jetë.

Nga janari deri tani, për vetëm 3 muaj, shporta minimale e shpenzimeve është rritur për 1.000 denarë, ndërsa sipas sindikatave, për një familje 4 anëtarëshe, shporta minimale është 36.780 denarë në muaj./Telegrafi/

The post Çmimi i vajit në Maqedoni shkon deri në 120 denarë, paralajmërohet rritja e çmimeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy