Shumë shpejt do të kemi një çmim të ri për energjinë elektrike.

Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do të rritet deri në 10 përqind, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për “Alsat”, për emisionin “Revista Ekonomike”.

Të dhënat zyrtare për rritjen do të shpallen më 9 dhjetor, kur do të shpallet oferta e ESM-së shtetërore në tenderin e EVN Home, e cila furnizon me energji elektrike për nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.

Më herët është paralajmëruar se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet deri me 20%./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni do të rritet deri në 10 përqind appeared first on Telegrafi.