Çmimet e banesave janë rritur për 40 përqind në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet e banesave janë rritur për 40 përqind deri më tani dhe rritja do të vazhdojë, theksojnë përfaqësuesit e Odës së Ndërtimit. Rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit, trendit të rritjes së pagave në sektorin e ndërtimit që ndikon në rritjen e çmimit të produkteve finale, si dhe kufizimit të ofertës, që siç thonë ata, si rezultat i moratoriumeve të ndërtimit dhe pezullimit të planeve detale urbane, njofton AIM.

Në fund të vitit të kaluar, industria e ndërtimit ka paraqitur kërkesa në Qeveri për masa kundër krizës për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të ndërtimit dhe lëndëve të para në prokurimet publike, ku parashikohet një çmim fiks gjatë ndërtimit dhe prokurimit publik dhe ku kushti i vetëm për ta marrë është çmimi më i ulët.

“Aktualisht, çmimet e rritura të materialeve të ndërtimit janë reflektuar në masë të madhe dhe do të reflektohen edhe më shumë në çmimin e apartamenteve. Aktualisht janë shumë të dëmtuara kompanitë që punojnë në prokurimin publik, në të cilat norma kryesore për marrjen e prokurimit publik është çmimi minimal.

Problem është edhe prokurimi publik, ku parashikohet një çmim fiks për të gjithë kohëzgjatjen e projekteve. Moratoriumet e ndërtimeve në Shkup dhe rritja e çmimit të materialeve ndërtimore e kanë bërë vetën dhe tani banesat po shtrenjtohen.

Advertisement

Se deri ku do të shkojë rritja e çmimeve varet nga shumë faktorë dhe mbi të gjitha nga fuqia blerëse e qytetarëve dhe përfitimi i ndërtimeve në zona të caktuara”, tha Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarisë, Materialeve të Ndërtimit dhe Jometaleve pranë Odës të Tregtisë.

Sipas kryetarit të Odës së Ndërtimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Salim Hasani, kompanitë ndërtimore në periudhën e pandemisë, edhe pse me intensitet të reduktuar kanë punuar me bilanc pozitiv, por zhvillimi më i madh varet nga hapja e investimeve të reja për ndërtesa standarde të cilat janë të nevojshme për t’i pasur në vazhdimësi./Telegrafi/

The post Çmimet e banesave janë rritur për 40 përqind në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy