Ish-presidenti i vendit, Branko Cërvenkovski, në forumin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve me temë “Sfidat e politikës së jashtme të Maqedonisë”, i dha mbështetje të fortë iniciativës “Ballkani i hapur”.

Ai iniciativën e quajti si një opsion në kërkim të rrugës për dalje nga bllokimi i integrimeve evropiane në bashkëpunimin rajonal.

“Kotësia duhet lënë mënjanë. Nuk ka rëndësi se me cilën dhe me iniciativën e kujt do të realizohet bashkëpunimi rajonal, përmes procesit të Berlinit, Ballkani i Hapur. Personalisht, simpatia ime është për Ballkanin e Hapur, sepse e shoh si një projekt të qëndrueshëm,” tha Cërvenkovski.

The post Cërvenkovski: “Ballkani i hapur” ka përkrahjen time, na duhet bashkëpunimi rajonal appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";