Para festave të fundvitit pritet të vihen në funksion çerdhet në Haraçinë dhe Likovë pavarësisht se objektet janë lëshuar në përdorim tashmë tetë muaj.

Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani tha për Alsat se asnjë procedurë që ka të bëj me këto çerdhe nuk e ka neglizhuar por se në vijim është procedura e firmosjes së pëlqimeve për stafin që do të punoj në këto objekte.

“Janë pranuar të gjitha kërkesat nga drejtorët e çerdheve, janë në proces të nënshkrimit te Ministria e Financave, në momentin që të kalohen atje, rikthehen te Ministria jonë pastaj ne ato I ndajmë në të gjitha çerdhet, përfshirë këtu Haraçinën dhe gjitha çerdhet tjera që janë në nivel të vendit tonë. Kjo nënkupton se ndoshta pas Vitit të Ri ose pas pushimeve do të vihet në funksion apo ndoshta edhe këtë vit? Jo, jo, para. Garantoj që do të jetë para edhe Komuna e Hara­çinës edhe Komuna e Likovës”, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Përveç çerdheve në Haraçinë dhe Likovë, Limani tha se në funksion do të vihen edhe gjitha objektet tjera parashkollore të cilat tashmë kanë bërë pranim dorëzimin teknik por në të njëjtën kohë edhe plotësojnë kushtet e duhura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në çerdhen e Haraçinës “Fatosat” pritet të sistemohen 115 fëmijë pavarësisht që lista e pritjes së fëmijëve tejkalon këtë numër. Gjithashtu, edhe në çerdhen e Likovës “Valbona 2001” pritet të sistemohen 115 fëmijë të ndarë në 6 grupe. Kjo e fundit ka edhe kuzhinën distributive që do të shërbejë për çerdhen “Rrezja“ në fshatin Orizare dhe një çerdhe tjetër që planifikohet të ndërtohet mes fshatit Llojan dhe Vaksincë.

Ditë më parë, kryetarët e dy komunave, të Haraçinës dhe Likovës theksuan se po përballen me procedura burokratike kur bëhet fjalë për vënien në funksion të këtyre objekteve. Mos funksionimi i çerdheve ka revoltuar edhe banorët e këtyre komunave të cilët vlerësojnë se këto vendbanime kanë nevojë për më shumë çerdhe duke marrë parasysh numrin e madh të banorëve./ Alsat/

The post Çerdhet në Haraçinë dhe Likovë, në pritje të pëlqimit për stafin që do të punojë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";