Çepreganov: Komisioni mirë u ballafaqua me coronavirusin, derisa nuk ndodhi liturgjia në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku Metodi Çepreganov për emisionin “Samo Vistina” tha se kjo pandemi nuk ra nga qielli, domethënë ishte parashikuar.

“Numri i të infektuarve të rinj është i madh sepse njerëz të caktuar nuk kanë arritur të piqen si individë dhe janë shkatërrues. Ky nuk është më një klaster, kjo është ngjitje masive e familjare dhe nuk mund ta kontrolloni”, tha Çepreganov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai beson se nëse Presidenti turk Erdogan mund ta kishte karantinuarë për katër ditë për festën e Bajramit, atëherë kështu mund ta bënim edhe ne.

“Unë mendoj se problemi është në strukturën mendore të qytetarëve. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të jemi bashkë në këtë, të mos kemi ndarje”.

Advertisement

Për të, Komisioni për Sëmundje Infektive e trajtoi mirë situatën deri në momentin kur u zhvillua liturgjia në Strugë, pas së cilës filluan të hapen xhamitë në të gjithë vendin./Telegrafi/

The post Çepreganov: Komisioni mirë u ballafaqua me coronavirusin, derisa nuk ndodhi liturgjia në Strugë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy