Sot në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdoi gjykimi për 27 prillin.
Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov në seancë dëshmoi për ngjarjet dhe ta se është anëtar i OBRM-PDUKM-së, por asnjëherë nuk ka pasur ndonjë funksion në parti.
Ai hodhi poshtë dëshmitë se gjatë ngjarjeve të 27 prillit ka qenë në selinë e partisë së tij.
Në pyetjet e gjyqtari Ilija Trpkov për autoritetet dhe masat e ndërmarra gjatë hyrjes në Kuvend, Çavkov tha se nuk ka pasur gabime sa i përket urdhrave të dhëna, por mund të ketë pasur lëshime të cilët po ndodhin në çdo protestë.
Për të dhënë se për çfarë lëshime e ka fjalën, Çavkov tha se një lëshim i tillë është bërë në protestën e fundit për rastin “Monstra”.
“U përmbushën të gjitha kushtet, por policia në protestën për rastin ‘Monstra” nuk ndërhyri”, tha Çavkov./Telegrafi/
The post Çavkov: Në protestat për rastin “Monstra” policia nuk ndërhyri, edhe pse u përmbushën të gjitha kushtet appeared first on Telegrafi.