Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska so tha se për shkak të orëve të humbura gjatë bojkotimit të mësimit, shkollat do të riorganizohet dhe do t’i kompensojnë orët e humbura me maturantët.

Ajo përsëriti qëndrimin se të gjithë ata që dëshirojnë të regjistrohen në fakultet duhet të kenë dhënë provimin e maturës shtetërore.

Sipas saj, obligimi i Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Maqedonisë është zbatimi i kësaj mature sipas afateve ligjore.

“Çdo shkollë ka mënyra se si do t’i kompensojë orët e humbura, si çdoherë kur ka pamundësi për t’u ndjek mësimi. Edhe këtë herë do të riorganizohen”, tha mes tjerash Carovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Carovska: Secila shkollë do të organizohet për t’i kompensuar orët e humbura të maturantëve appeared first on Telegrafi.