Carovska në mbledhje me nxënësit dhe prindërit: Krijojmë së bashku koncept të ri të arsimit, që është në interes të çdo fëmije

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska këtë pasdite mbajti takim konsultues online me prindër dhe nxënës, ku diskutuan për konceptin e ri për arsimin fillor, i cili duhet të fillojë nga viti i ardhshëm shkollor.

Ministrja theksoi se mendimi i prindërve dhe nxënësve është thelbësor në krijimin e konceptit të ri dhe kjo është arsyeja se pse, përveç mësuesve, edhe ata janë të kyçur në gjithë këtë proces. Qëllimi kryesor, komunikojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është krijimi i një arsimi që është në interesin më të mirë të fëmijëve dhe i cili i mundëson çdo nxënësi të arrijë potencialin e tij të plotë.

“I fillojmë ndryshimet nga arsimi fillor sepse kjo është baza e arsimit. Me reformat është parashikuar që nxënësit të kalojnë më shumë kohë në shkollë, por jo vetëm për mësimdhënie, por edhe për aktivitete të tjera, kurse, etj., siç janë sporte shtesë, orë shtesë për kodim, gjuhë të huaja shtesë, etj. E gjithë kjo duhet të jetë pjesë e shkollës dhe me këtë t’u japim një shans të barabartë të gjithë fëmijëve. Koncepti i ri do të thotë më shumë kohë në shkollë, më pak lëndë, gjegjësisht bashkimi i më shumë lëndëve në një, më shumë bashkëveprim midis mësuesve dhe nxënësve dhe midis vetë nxënësve”, theksoi Carovska.

Ajo theksoi se përvojat për konceptimin e ri janë marrë nga dhjetëra vende evropiane, mes të cilave Sllovenia, Estonia dhe Finlanda.

Advertisement

The post Carovska në mbledhje me nxënësit dhe prindërit: Krijojmë së bashku koncept të ri të arsimit, që është në interes të çdo fëmije appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy