Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sot foli për modelin aktual të mësimit duke thënë se do të mbetet i pandryshuar deri në fund të vitit arsimor.
“Sot kemi rritje të numri të të infektuarve dhe për këtë shkak konsiderojmë se modeli aktual duhet të jetë në praktikë dhe se duhet ta mbajmë deri në fund të vitit”, tha Carovska, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ajo shtoi se deri në 18% është rritur numri i nxënësve që ndjekin mësimin online dhe se deri më 20 nëntor do të notohen nxënësit, përkatësisht do të merren notat e para.
“Vazhdimisht jemi në komunikim me drejtorët dhe kryetarët e komunave që në mënyrë cilësore ta vendosim sistemin e vlerësimit, apo notimit. Nëse arsimtari vërteton se nuk mund ta vlerësojë nxënësin përmes mësimit online, do të ketë të drejtë ta thërrasë në takim individual për ta vërtetuar dijen e nxënësit”, tha Carovska./Telegrafi/
The post Carovska: Modeli aktual i mësimit do të jetë deri në fund të vitit arsimor appeared first on Telegrafi.