Carovska: Me dorëheqjen e Zaevit, ndërpritet mandati i të gjithë udhëheqësisë së partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e LSDM-së Milla Carovska, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Zoran Zaevit, nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së.

Carovska shkruan se me dorëheqjen Zaevit, ndërpritet edhe mandati i të gjithë udhëheqësisë së partisë.

“Gjatë dy viteve e gjysmë, së bashku me kryesinë e partisë, kemi punuar me përkushtim për të adresuar të gjitha sfidat që lidhen me përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe statusit ndërkombëtar të vendit”.

“Me dorëheqjen e kryetarit Zoran Zaev i përfundon mandati gjithë lidershipit. E falënderoj për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë”, shkruan Carovska.

Advertisement

Ajo në fund thotë se do të mbetet plotësisht e përkushtuar në luftën për vlerat socialdemokratike.

Ndryshe, nga LSDM sot njoftuan se në rrjedhë janë konsultimet e vazhdueshme me partnerët e koalicionit, për të vendosur për emrin e kryeministrit të ardhshëm, si dhe ruajtjen e shumicës në Kuvend./Telegrafi/

The post Carovska: Me dorëheqjen e Zaevit, ndërpritet mandati i të gjithë udhëheqësisë së partisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy