Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot mori pjesë në debatin onlajn për digjitalizim të procesit arsimor, i cili është i nevojshëm gjatë pandemisë me Kovid-19. Në debat mori pjesë edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

“Ndoshta procesi i digjitalizimit te ne ka filluar, por duhet tl intensifikohet. Sepse koha kalon shpejt dhe nëse nuk e kapim hapin me këtë proces global, atëherë shumë do të mbetemi mbrapa për arsim cilësor për brezat tanë të tanishëm dhe të ardhshëm”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se qëllimi i saj bazë por edhe i qeverisë është të ndërtojë sistem arsimor bashkëkohor dhe konkurrues në afat të mesëm, i cili do të jetë fleksibil dhe lehtë i përshtatshëm në çdo ndryshim të ri me të cilin përballet shoqëria apo në përgjithësi bota.

Carovska tha se krijimi i një platforme të vetme kombëtare për mësim në distancë. Dhe me kënaqësi mund të them se tashmë e kemi versionin e parë draft në këtë platformë, e cila ndoshta me plotësime të vogla dhe korrigjime minimale mbi bazën e sugjerimeve nga shfrytëzuesit përfundimtarë, do të bëhet përfundimtare dhe e zbatueshme deri para fillimit të vitit shkollor. Unë tashmë e shikova, personalisht më pëlqeu dhe mendoj se do të jetë e lehtë për përdorim dhe do t’i kënaqë pritjet dhe nevojat e të gjithëve të cilët do të duhet të lidhen me të njëjtën, fillimisht nxënësve dhe mësimdhënësve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tribunën në temë “Digjitalizimi dhe arsimi” e organizoi Shoqata për edukim, Komunikim dhe Këshillim “Oho” nga Manastiri.

The post Carovska: Me digjitalizim do të ndërtojmë sistem arsimor bashkëkohor dhe konkurrues appeared first on Telegrafi.