Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot deklaroi se këtë vit nuk do të mund të organizohen ekskursione shkollore.
Ajo tha se janë dërguar udhëzime nga Byroja për zhvillimin e arsimit, duke shtuar se do të mund të organizohen shëtitje deri në pesë kilometra, që nxënësit dhe mësuesit të mund të socializohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Por, nga ana tjetër ajo që ndodhi vitin e kaluar, pse agjencitë nuk i kthyen paratë, mendoj se ka dekrete. Ministria e Ekonomisë kishte rekomandim të jepen kuponë, të cilët do të mund të shfrytëzohen edhe në të ardhmen dhe kjo do të ndodh me siguri”, tha Carovska.
Ajo ju bëri thirrje drejtorëve të shkollave që janë përgjegjës për organizimin e ekskursioneve, t’i ftojnë prindërit dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për kthimin parave nga viti i kaluar.
Carovksa tha se në të ardhmen mund të sillet vendim që mësuesit të punojnë nga shtëpia, pasi me vendimin e fundit ata janë të detyruar të shkojnë në shkolla, kurse nxënësit ta ndjekin mësimin nga shtëpia./Telegrafi/
The post Carovska: Këtë vit nuk do të ketë ekskursione shkollore, vetëm shëtitje deri në pesë kilometra appeared first on Telegrafi.