Carovska: Edukimi seksual së pari në Shkup dhe Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se do të zbatohet pilot-programi për edukim seksual në tre shkolla në Shkup dhe një në Tetovë.

“Bëhet fjalë për katër shkolla prej të cilave tre janë nga Shkupi dhe një nga Tetova. Trajnimi i profesorëve filloi dje nga Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe po zhvillohet me ndihmën e akademisë dhe organizatave qytetare”, tha Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me trajnimin e mësimdhënësve dje filloi pilot-programi i edukimit seksual në Maqedoninë e Veriut e që e paralajmëroi edhe Ministria e Shkencës dhe Arsimit.

Sipas MSHIA-s. vendosja e edukimit seksual do të thotë avancim të barazisë gjinore por edhe parandalim nga shqetësimet seksuale dhe dhunës. Me këtë edukim do të mësohen mënyrat për mbrojtje dhe sfidat që i sjell puberteti./Telegrafi/

Advertisement

The post Carovska: Edukimi seksual së pari në Shkup dhe Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy