Carovska: Arsyeja e referendumit është absurde

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“E drejta për protestë dhe inicim të referendumit është legjitime, por sërish, arsyeja për të cilin shfrytëzohet kjo e drejtë, është absurde”, ka deklaruar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Në një intervistë për “TV Sitell” ajo tha se digjitalizimi i librave paraqet një proces me të cilin e avancohet dhe zhvillohet sistemi arsimor me të cilin gjeneratat e ardhshme do të përgatiten për pozita për pas 20 vjetësh.

E pyetur se me digjitalizimin, a do të thotë se jo çdo nxënës do të ketë qasje në librat shkollor, Carovska deklaroi se për herë të parë në Maqedoninë e Veriut miratohet ligj me të cilin sigurohet aparaturë IT për çdo fëmijë të kategorive sociale.

Kjo deklaratë, vjen ngaqë sot komisioni kuvendar ka dhënë dritë jeshile për mbajtjen e referendumit, ku qytetarët do të mund të shprehen se a janë “për” dhe “kundër” librave digjitalë.

Advertisement

The post Carovska: Arsyeja e referendumit është absurde appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy