Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se deri tani janë vaksinuar 69 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në shkolla.
“Këto janë të dhënat e fundit që ne disponojmë”, tha Carovska.
Sipas të dhënave, kuadri arsimor për dy herë më shumë është vaksinuar nga mesatarja në nivel nacional dhe gjithashtu ka komuna ku përqindja e vaksinimit është mbi 90%.
“E gjithë kjo është dëshmi për vetëdijesim te punonjësit në shkolla dhe se kjo duhet të vazhdojë”, tha Carovska.
Advertisement
Ajo po ashtu përmendi se MASH është e gatshme të shkojë me tre skenarë për fillim të mësimit arsimor./Telegrafi/
The post Carovska: 69 përqind e punonjësve në shkolla janë të vaksinuar appeared first on Telegrafi.