Përfaqësuesi i Bullgarisë në Bashkimin Evropian, Dimitar Canchev thotë se problemi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është i qartë. RMV nënshkruan marrëveshje që duket qartë se nuk i përmbush.
Ai shton për radion nacionale bullgare shton se problemi është serioz.
“Unë nuk kuptoj pse qëndrimin tonë e quajnë qesharak. A është qesharake që Goce Dellçev, Dame Gruev, vëllezërit Milladinovci janë bullgarë që kanë folur dhe shkruar gjuhën bullgare, se mbreti Samoil ka qenë bullgar dhe se dy milionë bullgarë janë trashëgimtarë të bullgarëve maqedonase dhe mbi 120 mijë qytetarë të RVM-së janë bullgarë”, tha Canchev.
Ai përsëriti qëndrimin e Bashkimit Evropian se derisa nuk zgjidhet çështje me Bullgarinë, Maqedonia nuk mund të fillojë negociatat./Telegrafi/
The post Canchev: Mbi 120 mijë qytetarë të Maqedonisë janë bullgarë appeared first on Telegrafi.