Tetëdhjetë për qind e pacientëve të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor janë asimptomatikë. Ndoshta njëri prej nesh e ka pasur gjatë verës. Rreth 19 për qind kanë një formë klinike të lehtë, me temperaturë të ulët, me dhimbje muskujsh, dobësi dhe mund të kalojë kështu pa e ditur ne që e kemi. Një për qind e rasteve mund të zhvillojnë manifestime neurologjike, tha sot drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, pasi u regjistrua vdekja e parë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut.

“Një për qind e rasteve mund të zhvillojnë manifestime neurologjike, që është në rastin konkret, ne përcaktojmë se tek pacienti, veçanërisht në grupmoshën mbi 75 vjeç, konkretisht kemi një pacient 77 vjeç, i cili zhvillon atë manifestim neurologjik që mund të përfundon me një përfundim fatal. Atë që ne të gjithë e dimë, bota e di dhe komuniteti shkencor e di, se nuk ka terapi specifike për virusin e Nilit Perëndimor.

Nëse diçka mund të parandalohet, është përmes programeve të dezinfektimit që janë në juridiksionin e komunave dhe institucioneve të tjera, thotë Cana.

Cana tha se pacienti, i cili ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive, paraprakisht është ekzaminuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit dhe prej aty është dërguar në Spitalin klinik të Shtipit, ndërsa nga Spitali klinik i Shtipit është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Cana: 80 për qind e rasteve me ethet e Nilit Perëndimor janë asimptomatike appeared first on Telegrafi.