Cakaj: Me Maqedoninë e Veriut kemi mision të përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cakaj: Me Maqedoninë e Veriut kemi mision të përbashkët

Ministri i punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka qëndruar në vizitë zyrtare në Maqedoni ku është takuar me homologun e tij Bujar Osmani, ku kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për sfidat e përbashkëta të dy vendeve.

“Sot kemi diskutuar me një varg çështjesh, veçanarisht për të ndërtuar Rrugën e Arbrit dhe linjën e interkoneksionit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës prej Manastiri në Elbasan. Shtetet tona janë në rrugëtim të përbashkët për BE dhe NATO dhe do të ecim në rrugën e njejtë” tha Gent Cakaj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Cakaj gjithashtu tha se nisma ballkanike Mini Shengen është për bashkëpunim ekonomik mes shteteve. Ai e përshëndeti edhe pjesmarrjen e Kosovës në këtë nismë ballkanike, duke i falemnderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu:

Advertisement

Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup

I pari i diplomacisë së Shqipërisë komentoi edhe thirrjet raciste të tifogrupit “Komitët” për shqiptarët, duke thënë se marrëdhëniet ndëretnike nuk duhet të preken nga komente të tilla që nxisin urrejtje ndëretnike në vend.

Advertisement

Edhe Bujar Osmani, ministër i MPJ-së së Maqedonisë, tha se Qeveria e ka bërë punën e saj duke thirrë prokurorinë që të hetojë këto thirrje kurse MPB-ja ka identifikuar autorët e këtij skandali. /Telegrafi/

The post Cakaj: Me Maqedoninë e Veriut kemi mision të përbashkët appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy