Shkupi sot ka numrin më të madh të personave të infektuar me Covid-19, gjithsej 63, ndërsa nga komunat e Shkupit kryeson Çairi sipas numrit të rasteve aktive të infektuara me coronavirus – 152, thonë statistikat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Në bilancin për gjendjen me Covid-19, publikuar sot nga Ministria, janë regjistruar 111 raste të reja, ndërsa janë publikuar edhe numrat e rasteve aktive në rajonin e Shkupit.

Pas Çairit me 152 raste aktive në vendin e dytë është Buteli me 59 raste aktive, i treti është Gazi Baba me 58, në Aerodrom ka 53, në Saraj dhe Qendër pas 52.

Në Karposh janë regjistruar 40 raste aktive, në Kisella Vodë 29, në Haraçinë 23, në Studeniçan 18, në Gjorçe Petrov dhe Ilinden nga 17, në Shuto Orizare 12, në Petrovec gjashtë, në Çuçe Sandev 3, në Sopisht dy./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Çairi kryeson për nga numri aktiv i rasteve me coronavirus appeared first on Telegrafi.