Në 24 orët e kaluara, prej 1.296 testime, janë regjistruar 147 raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu regjistroi 111 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Poashtu sot u regjistruan edhe gjashtë viktima.
Rastet aktive sot në komunat e Shkupit: Çair-409, Aerodrom-150, Butel-162, Gazi Babë 189, Qendër-143, Karposh-163, Saraj-149, Kisella Vodë-109, Gjorçe Petrov-114, Studeniçan-110.
Gjashtë pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në 24 orët e kaluara. Gjithsej 84 pacientë u shtruan në spital. Ka 53 pacientë me mbështetje të oksigjenit, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Gjashtë viktima dhe 147 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Në spitalin në Kozle janë shtruar në spital 37 pacientë pozitivë me COVID-19 dhe pesë fëmijë pozitivë dhe të ndjeshëm ndaj virusit./Telegrafi/
The post Çairi, Gazi Baba dhe Buteli kryesojnë për nga numri i të infektuarve me coronavirus appeared first on Telegrafi.