Çair, 33-vjeçari gjuan me armë në banesën e fqinjëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tridhjetë e tre vjeçari me pistoletë ka gjuajtur drejt banesës së fqinjëve në Çair. Ata janë fshehur në dhomën e gjumit dhe kanë thirrur policinë.

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ngriti procedurë kundër një personi për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale, njofton Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari, më 24 korrik ka shkuar në banesën e fqinjëve, dhe ka goditur derën duke i kërcënuar.

Më pas ka zdrypur poshtë në oborr pas objektit të banesës dhe prej atje ka gjuajtur drejt dritareve dhe fasadës së banesës. sipas njoftimit, që të mos lëndohen, ata janë fshehur në dhomën e gjumit.

Advertisement

Prokurori vlerësoi se ka rrezik nga fshehja dhe arratia e të dyshuarit, duke marrë parasysh personalitetin e tij si dhe rrethanat e posaçme që arsyetojnë qëndrimin se mund ta përsërisë veprën penale.

Nga Prokuroria shprehen se ky person është dënuar edhe më herët më vepra penale dhe se i është propozuar në Gjykatë Penale masa e paraburgimit./Telegrafi/

The post Çair, 33-vjeçari gjuan me armë në banesën e fqinjëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy