“Nuk ishte lehtë të sillej vendimi për orë policore. Them se këtë e bëjmë që të mos ketë masa më kufizuese”. Këtë e tha sot zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe edhe një herë potencoi se shëndeti i qytetarëve është në vend të parë.
Ai theksoi se duhet të bëjnë çmos që të ngadalësohet rritja e numrave të të infektuarve që të ketë përgjigje në mënyrë adekuate si sistem shëndetësor dhe si shtet.
“Vendimi erdhi pas përvojës prej tashmë një viti. Qëllimi është që operatorët ekonomikë që të mund të punojnë pandërprerë, ndërsa restrikcionet e vetme janë vetëm për qytetarët që është sinjal i mjaftueshëm për të gjithë, të rinj dhe më të moshuar, ta kuptojnë se në këtë betejë me armikun e panjohur është diçka shumë e rëndësishme – shëndeti ynë. Gjithçka tjetër, pasojat ekonomike, vendet e humbura të punës – do të kompensohen”, theksoi Bytyqi pas takimit me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazavoq.
Ai përkujtoi se ora policore është sjellë për dy javë.
“Shpresoj se nuk do të duhet të shkohet me masa të tjera, ndërsa nga homologu im Abazoviq dëgjova se te ata paralajmërohen masa më restriktive sepse numrat janë alarmant”, potencoi Bytyqi
The post Bytyqi: Vendosëm orë policore, që të mos ketë masa më të rrepta appeared first on Telegrafi.