“Ne kujdesemi për ata që janë në fondin pensional. Vendimi është, javën e ardhshme mendoj se do të përfundojmë me masat kundër krizës, të gjithë pensionistët nga kategoritë e rrezikuara të pensioneve deri në pagën mesatare do të përfshihen me ndihmë shtesë që do t’u jepet në muajt e ardhshëm”, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në “Utrinski Peçat”.

Ai shtoi se pensionistët nga kategoritë e rrezikuara do të marrin një ndihmë të tillë të paktën deri në prill të vitit të ardhshëm.

“Krijuam disa kategori të pensionistëve, pensionistë nën 14.000, të cilët marrin deri në 14.000, deri në 16.000 dhe deri në 19.000 denarë. Këta do të marrin një ndihmë financiare shtesë siç negociohet nga grupi i punës. Ata do të marrin një kompensim fiks”, tha Bytyqi.

Bytyqi shtoi se kategori të ndryshme do të marrin shuma të ndryshme ndihme dhe po ashtu tha se po vazhdon masa e ndihmave energjetike për kategoritë e rrezikuara për pensionet sociale./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bytyqi: Të gjithë pensionistët nga kategoritë e rrezikuara do të kenë ndihmë shtesë me pakon e fundit të masave appeared first on Telegrafi.