Bytyqi: Regjistrimi është bazë për krijimin e politikave ekonomike cilësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Baza e politikave ekonomike cilësore që u përgjigjen nevojave reale të qytetarëve, mund të merret vetëm përmes të dhënave statistikore të shëndosha. Këto të dhëna vijnë pikërisht nga operacioni më i rëndësishëm dhe më i gjerë statistikor – regjistrimi”.

Këtë e tha sot zv.kryeminsitri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve për rëndësinë e regjistrimit, si një operacion më i rëndësishëm statistikor, Bytyqi shtoi se regjistrimi më në fund do t’u përgjigjet pyetjeve që i interesojnë çdo investitori kur vendos se ku të investojë.

“Të gjithë investitorët, qofshin të huaj apo të brendshëm, me regjistrimin do të kenë përgjigje për pyetje shumë të rëndësishme me të cilat mund të merren vendime për realizimin e planeve të tyre investuese. A ka dhe ku ka fuqi punëtore të kualifikuar sipas profileve specifike? Cila është struktura e moshës dhe potenciali i qyteteve dhe regjioneve të caktuara dhe cili potencial njerëzor në një periudhë afatmesme ose afatgjatë mund të angazhohet në një kohë të caktuar?”, nënvizoi Bytyqi.

Zëvendëskryeministri theksoi se regjistrimi do të mundësojë që shteti të miratojë politika të përshtatshme ekonomike, të cilat do të sigurojnë shfrytëzim efektiv dhe efikas të potencialit të përgjithshëm njerëzor, dhe Qeveria do të ketë një pamje të qartë se për kë, ku dhe në çfarë mase planifikohen dhe zbatohen strategjitë e përgjithshme ekonomike.

Advertisement

“Të nderuar qytetarë, rezultatet e regjistrimit janë pikënisje kyçe nga e cila Qeveria fillon me miratimin e politikave ekonomike, ku përskaj strategjisë së përgjithshme zhvillimore janë dhe do të inkorporohen edhe politikat me të cilat do të arrihet zhvillimi i baraspeshuar regjional”, përfundoi në fjalimin drejtuar qytetarëve zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

The post Bytyqi: Regjistrimi është bazë për krijimin e politikave ekonomike cilësore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy