Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi dje në TV21 i pyetur nëse Qeveria mund të bëjë pazare për vota në këmbim të kthimit të Nikolla Gruevskit, ai tha se është i gatshëm që në të mirën e shtetit të pajtohet për kushtet e vendosura për të.
“Unë jam i pari që ulem dhe bisedoj për pajtim, nëse rezultati i atij pajtimi mund të sjellë një të ardhme më të qartë për vendin dhe gjeneratat e ardhshme që duhet të jetojnë këtu”, tha Bytyqi dhe sqaroi se është përfshirë edhe kthimi i Gruevskit për të cilën ai tha se “pajtimi nuk do të thotë amnisti”. “Pajtimi mund ta zbusë disi dënimin. Nuk ka falje të veprave”.
Ai përsëriti se kryeministri i parë shqiptar mbetet pjesë e marrëveshjes mes partnerëve nga koalicioni LSDM – BDI dhe nuk e përjashtoi atë nga kryerja e këtij funksioni, nëse propozohet për të.
“Ajo mund të kthehet vetëm me një marrëveshje të re mes dy liderëve të dy partive që kanë bërë këtë marrëveshje. Dora e zgjatur për marrëveshje mbetet dorë e zgjatur dhe mbetet që në 100 ditët e fundit të ketë një kryeministër shqiptar”, tha Bytyqi./Telegrafi/
The post Bytyqi për kthimin e Gruevskit: Jam për zbutje të dënimit, por jo për amnisti të plotë appeared first on Telegrafi.