Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se pakoja e pestë ekonomike do të publikohet së shpejti.

Ai shtoi se janë precizuar të gjitha detajet dhe se pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

“Sot bashkë me ministrat Besimi dhe Bekteshi, mbajtëm edhe një takim konsultativ për paketën e pestë të masave me Odat, pjesë e Platformës për dialog publik-privat si dhe odat bilaterale në vend.

Konkluzion i përbashkët është se si asnjëherë më parë bisedimet ndërmjet Qeverisë dhe ekonomisë janë të hapura dhe konstruktive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I precizuam detajet nga paketa e pestë e masave dhe i njëjti do të publikohet së shpejti, pra kjo do t’u përgjigjet nevojave momentale të ekonomisë dhe qytetarëve”, shkruan Bytyqi në Facebook.

The post Bytyqi: Pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave momentale të ekonomisë dhe qytetarëve appeared first on Telegrafi.