Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ka reaguar në publikimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për investimin e ri gjermano-belg.

Lexo po ashtu
Mickoski: Do të hapet fabrikë gjermano-belge në Shkup, do të punësohen 110 qytetarë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bytyqi përmes një postimi në Facbook thekson se bëhet fjalë për investim që e ka punuar kabineti i tij.

“Po, po: ka dallim! Dikush “mburret me pendët e të tjerëve” dhe shpall investimin e EPSOTECH si të vetin (madje para se të përfundohen të gjitha procedurat), ndërsa dikush tjetër pret derisa të shprehen të gjitha institucionet relevante për të konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit. Faleminderit OBRM-PDUKM-së që i konfirmojnë dhe vazhdojnë investimet e planifikuara që kabineti im (tani ish-kabineti) i ka përfunduar profesionalisht dhe me precizion gjatë periudhës së kaluar. Puna, dhe jo PR është e nevojshme që atdheu ynë të përjetojë progresin që meriton”, ka shkruar Bytyqi.

Ai thekson se së bashku me EPSOTECH janë edhe 6 investime të tjera për të cilat janë përgatitur marrëveshje për mbështetje dhe po presin filtrin e fundit në Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës (dhe për arsye parimore dhe procesi zgjedhor nuk u shpallën).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bytyqi: OBRM-PDUKM mburret me investimet e planifikuara nga kabineti im appeared first on Telegrafi.