Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi thotë se rritja e pensioneve sipas propozimit të OBRM-PDUKM-së do të shkaktonte një cunami në Fondin Pensional dhe se buxheti nuk do ta përballonte këtë.
“Kemi 334.971 shfrytëzues të pensionit, sipas raportit të fundit të Fondit Pensional për muajin tetor 2023, shumëzuar me 5.000 denarë, që propozon OBRM-PDUKM, është 1.674.855.000 denarë, gjegjësisht 27,2 milionë euro në muaj, prej 326,8 milionë euro në vit”, ka shkruar zv. kryeministri Fatmir Bytyqi, duke iu përgjigjur artikullit të Trajko Sllaveskit nga OBRM-PDUKM dhe propozimit të partisë opozitare për rritje lineare të pensioneve për të gjithë pensionistët.
Bytyqi theksoi se kjo rritje është 2.5 për qind e BPV-së, por 27.1 për qind e buxhetit të planifikuar të Fondin Pensional.
“Kjo do të thotë se OBRM-PDUKM dëshiron të zgjerojë vrimën në Fondin Pensional për 27.1%, që për ekspertët e mirë financiarë nuk do të thotë vetëm zgjerim i vrimës në Fondin Pensional përkundrazi, është një krijim i mirëfilltë i një cunami që do të fshijë plotësisht mjetet e Fondit për vetëm një vit,” shkroi Bytyqi.
Ai shtoi se Fondi ka rritur vazhdimisht pensionet e përdoruesve të tij në vitet e fundit, në të njëjtën kohë duke ulur barrën e buxhetit qendror, i cili nga viti në vit transferon gjithnjë e më pak mjete që janë të nevojshme për të paguar pensionet e qytetarëve tanë./Telegrafi/
The post Bytyqi: OBRM-PDUKM dëshiron që të krijoi cunami në Fondin Pensional appeared first on Telegrafi.