Ish zv. kryeministri, Fatmir Bytyqi thotë se në LSDM ka hyrë për shkak të bindjeve ideologjike dhe vlerave që i takojnë.

Bytyqi në “Daily Click” tha se pjesë e politikës është bërë për shkak të bindjeve ideologjike dhe siç thotë, nëse do të kishte ndonjë lëvizje që që jeton më mirë ideologjia social demokrate do ta mendonte, por shtoi do të mbetet në LSDM.

“Unë në politikë kam hy për shkak te bindjeve ideologjike dhe vlerave që i takojnë LSDM-së. Po qe së në skenën politike do të kishte lëvizje tjetër që do të dëshmonte se ideologjia socialdemokrate jeton shumë më mirë se sa këtu ku është, ndoshta do e mendoja por ajo nuk është rast kështu që, Fatmir Bytyqi ngelet në LSDM”, tha Bytyqi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bytyqi: Mbetem në LSDM, në politikë kam hyrë për shkak të bindjeve ideologjike appeared first on Telegrafi.